Për një javë janë larguar 265 automjete të parkuara në mënyrë të parregullt nga sipërfaqet publike në Shkup

TË FUNDIT

Gjatë javës së kaluar me automjete të posaçme karrotrec janë larguar 265 automjete nga sipërfaqet publike në Shkup.

Nga numri i përgjithshëm i automjeteve të parkuara në mënyrë të parregullt, 25 janë larguar nga zonat për parkim, ndërsa 240 me urdhër të policisë së trafikut, në bazë të shkeljeve të kryera: parkim në rrugë, në shtigjet për biçikleta, në vendkalim për këmbësorë, trotoar, sipërfaqe të gjelbërt, në kundërshtim me shenjat e komunikacionit dhe me thirrje të personit të tretë.

Nga qyteti i Shkupit informojnë se kontrollorët në parkingjet zonale në periudhën e njëjtë kanë sanksionuar gjithsej 351 automjete, për shkak të parkimit të parregullt, respektivisht për shkak të mospagesës së shërbimit për parkim.

Qyteti i Shkupit dhe ndërmarrja publike “Parkingu i Qytetit” u apelojnë qytearëve që ta ruajnë gjelbërimin dhe sipërfaqet tjera publike, ndërsa automobilat e tyre t’i parkojnë ekskluzivisht në vendet e shënuara për parkim.