Gjatë javës së kaluar, me automjet të posaçëm “karrotrec” janë larguar gjithsej 229 automjete nga sipërfaqet publike. Nga numri i përgjithshëm i automjeteve të parkuara në mënyrë të paligjshme dhe të larguara, 27 u hoqën nga vendparkimet zonale, ndërsa 202 automjetet e tjera me urdhër nga policia e trafikut në bazë të kundërvajtjeve të kryera: parkim në rrugë, shtegu i biçikletave, vendkalime për këmbësorë, trotuar, zona e gjelbër, në kundërshtim me shenjat e trafikut, si dhe me një thirrjen e një palë e tretë, kumtuan nga Qyteti i Shkupit.
Qyteti i Shkupit informoi se kontrolluesit e parkingjeve zonale në të njëjtën periudhë i sanksionuan gjithsej 338 automjete, për shkak të parkimit të parregulluar, përkatësisht për shërbimin e parkimit të papaguar. Nga këto, 27 automjete u larguan nga shërbimi i karrotrecit, për shkak të tejkalimit të kohës së lejuar të ndalimit në parking.
Qyteti i Shkupit dhe Ndërmarrja Publike “Parkingu i Qytetit” apelojnë tek qytetarët që ta ruajnë gjelbërimin dhe vendet e tjera publike dhe t’i parkojnë automjetet e tyre ekskluzivisht në vendet e shënuara për parkim.
“U bëjmë apel të gjithë përdoruesve të shërbimeve të parkimit që ta rregullojnë pagesën për shërbimin e parkimit në kohë, në mënyrë që të mos sanksionohen dhe të mos instalohet bllokues i rrotave. Pagesa për shërbimin e parkimit mund të bëhet përmes SMS-së ose me kartë “, theksuan nga Qyteti i Shkupit.
