Raporti javor i Institutit të Shëndetit Publik për periudhën 26 tetor deri 1 nëntor tregon se në 35 qytete të vendit janë regjistruar 5.800 raste të reja të Covid-19.
Javën e kaluar është rritur numri i testimeve për 23% gjë që rezultoi edhe me rritjen e rasteve të reja pozitive madje për 70%, krahasuar me javën paraprake. Shumica e rasteve të regjistruara apo 46% janë nga Shkupi.
Personat e infektuar janë regjistruar nga të gjitha grupmoshat., mirëpo më së shumti apo 22% është mosha nga 30 deri 39 vjeç. Nga 21 qytete javën e kaluar ajnë raportuar 88 vdekje, që është një rritje prej 4.8% në krahasim me javën e kaluar.
Përndryshe Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe informon se Qeveria ka aplikuar për 800 mijë doza të vakcinave kundër Covid-19, që pritet të arrijnë në fillim të vitit të ardhshëm.
