Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi thotë se TEC Negotinë do të punojë në momentin kur do të ketë llogari, përcjell TV21. Sipas Bekteshit, për shkak të çmimit të mazutit, çmimi për MW/h nga TEC Negotinë është diku 240-245 euro, ndërsa nëse importojmë rrymë elektrike, të njëjtën mund ta bëjmë me 205 euro për MW/h.
“Më lirë momentalisht është që të importojmë sesa të punojë TEC Negotinë, në momentin që do të jetë e kundërta, menjëherë do të futet në punë”, këtë deklaroi sot ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi
