Nuk ka nevojë që të qëndroj unë këtu për këtë pyetje, tha zv.kryeministri, Fatmir Bytyqi dhe u largua.
Gazetari: Për shkak të censusit të lartë ekziston rreziku që të mos jenë të suksesshme zgjedhjet presidenciale, ndërsa keni marrëveshje me BDI-në që 100 ditët e fundit BDI-ja të propozojë kryeministër. A jeni të gatshme nëse zgjedhjet dështojnë, Talat Xhaferi të jetë president, ndërsa kryeministri të jetë nga BDI-ja, kështu që i gjithë shteti të jetë në duart e BDI-së?!
“Mendoj se unë nuk duhet të qëndroj këtu për një pyetje të tillë…”- Fatmir Bytyqi, zv.kryeministër për Çështje Ekonomike.
Ishte i revoltuar nga pyetja e gazetarit, ndërsa duke pritur kryeministrin që të largohen së bashku, në parking u munduan të shpjegohen.
Nuk mund të na vendosni neve shqiptarëve….
-Nuk është ashtu z. Bytyqi…. unë përmenda parti, e jo nacionalitet.
Në vend të Bytyqit, Kovaçevski u mundua t’i përgjigjet pyetjes.
“Pyetja ishte absolutisht jo korrekte… sot në vendin tonë kemi koncept për Maqedoni europiane, që e udhëheq Qeveria dhe LSDM-ja, që i trajtojnë të gjithë qytetarët njëjtë sipas përkatësisë së tyre etnike, fetare dhe tjetër. Megjithatë është shfaqur popullizmi, që në thelb të vet ka etnonacionalizëm dhe ksenofobi, që për mua është formë bashkëkohore e fashizmit. Ju faleminderit për pyetjen dhe shihemi në ndonjë rast tjetër.”- deklaroi Dimitar Kovaçevski, kryeministër i RMV-së.
Marrëveshja për kryeministër shqiptarë në 100 ditët e fundit të Qeverisë, është marrëveshje mes BDI-së dhe LSDM-së, që në kohën e Zaevit. Siç thonë të dy palët, ajo marrëveshje ende vlen, përveç se nëse VMRO-DPMNE pranon që të votojë ndryshimet kushtetuese. Për këtë pyetje u pyet Bytyqi edhe në emisionin Click Plus, ku tha se marrëveshja mbetet. Ndërsa në pyetjen se a është e mundshme që ai të jetë kandidat për president, ai u përgjigj: