Për hyrje në RMV vetëm me test PCR për qytetarët e Kosovës, Serbisë, BeH-së dhe të Malit të Zi – propozon Komisioni për Sëmundje Infektive

TË FUNDIT

Komisioni për Sëmundje Infektive në mëngjesin e sotëm mbajti takim në të cilin mori vendim  t’i parashtrojë propozim Qeverisë që prej nesër gjatë hyrjes në Republikën e Maqedonisë së Veriut për të gjithë qytetarët e Kosovës, Serbisë, Bosnjë e Hercegovinës dhe Malit të Zi të jetë detyrim të paraqesin  test PCR jo më të vjetër se 72 orë, bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë.

Rekomandimi i Komisionit është bërë pas shqyrtimit të gjendjes aktuale epidemiologjike në vendet e përmendura dhe në pajtim me informacionet e marra nga autoritetet mjekësore në këto vende.

Ky rekomandim i Komisioni për Sëmundje Infektive do të dorëzohet në Qeveri për veprim të mëtejshëm.