Për të tretin vit me radhë në Kërçovë do të mbahet maratona “Kërçova vrapon”.
Ky event vitet e kaluara ka ngjallur shumë interesin e qytetarëve , andaj sivjet vjen edhe me risi.
Kryetari klubit të atletikës “Uskana”, Faton Mehmedi, paralajmëron edhe pjesëmarrës me renome.
“Këtë vit bëhet për herë të tretë, ne si organizator klubi i atletikës “Uskana”. Ju bëjmë thirrje të gjithë vrapuesve që të marrin pjesë në këtë event. Këtë vit do të kenë mundësi që vrapuesit të vrapojnë me atlet elitar siç është Muxhait Mislimi që është kampion në 5000 metra edhe maratonistin Dario Ivanovskin nga Olimpiada e Parisit edhe altet nga rajoni siç është Gresa Bakrraçi prej Kosove gjithashtu olimpistë në Paris”, tha Faton Mehmedi – kryetar i Klubit të Atletikës “Uskana”.
Në këtë garë kanë te drejt pjesëmarrje edhe fëmijët. Regjistrimi është falas.
“Gara për të rriturit, është në 10km dhe 5km dhe gjithashtu kemi gara për fëmijët, të gjithë fëmijët që janë të lindur prej vitit 2012 deri më 2018 mund të marrin pjesë. Prindërit mund të aplikojnë duke përdorur web-faqen Krun.mk për fëmijët aplikimi është falas dhe bëjmë thirrje t’i regjistrojnë fëmijët dhe bashkë me ata të jenë pjesë e eventit”, u shpreh Faton Mehmedi – kryetar i Klubit të Atletikës “Uskana”.
Regjistrimet për fëmijë janë deri më 31 gusht, ndërsa për të rriturit deri më 2 shtator. Eventi do të mbahet më 7 shtator.