Për herë të parë pas 12 vitesh Bjellorusia emëroi ambasador në SHBA

TË FUNDIT

Për herë të parë pas 12 viteve pauzë presidenti i Bjellorusisë Aleksandar Lukashenko emëron ambasador në SHBA, ndërsa ky është zëvendësministri i Punëve të Jashtme Oleg Kravçenko.

Në periudhën 2007-2008 Kravçenko ka qenë këshilltar në Ambasadën e Bjellorusisë në SHBA, nga viti 2008 deri në  2014-ën ka qenë kryerës i detyrës ambasador në SHBA, ndërsa nga viti 2017 ka qenë shef i departamentit për SHBA-në dhe Kanadanë pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Bjellorusisë.

Bjellorisia dhe SHBA-ja janë dakorduar sivjet të dërgojnë ambasadorë të tyre. Si kandidat eventual për ambasador amerikan në Minsk ishte theksuar emri i zëvendës-ndihmësit të sekretarit shtetëror për çështje evropiane dhe euroaziatike Xhuli Fisher. Paraprakisht ajo e ka kryer funksionin zëvendës-përfaqësues i Uashingtonit në NATO, Fisheri ka punuar edhe në ambasadat e SHBA-së në Gjeorgji,, Ukrainë dhe Rusi.

Nga viti 2008 e deri më tani nuk ka pasur ambasador amerikan në Bjellorusi. Autoritetet e Bjellorusisë vendosën ta thirrin në konsultime përfaqësuesin e tyre në Uashington pas sanksioneve të vendosura mbi vendin. Ambasadori amerikan gjithashtu para pak kohe e lëshoi Minskun. Njëkohësisht, personeli diplomatik i Ambasadës amerikane në Bjellorusi është pakësuar prej 35 në pesë persona. Misionet e të dyja vendeve ishin udhëhequr nga kryerës të detyrës.