Për herë të parë në Austri mbi nëntë mijë të infektuar për një ditë

TË FUNDIT

Në Austri sot për herë të parë janë regjistruar më shumë se 9.000 raste të reja të koronavirusit në një ditë, ndërsa Qeveria është nën presion të rritur të vendos masa më të ashpra për kontroll të infektimit.

Në fillim të këtij muaji, Austria ka vendosur karantinë të pjesërishme deri nga fundi i nëntorit që ta ngadalsojë përphapjen e virusit. Restorante, kafene dhe bare kanë ndalesë për punë, përveç për shitje të ushqimit dhe për dërgesë. Teatrot dhe muzeumet janë mbyllur. Është vendosur orë policore natën prej orës 20 deri ora 6 në mëngjes. Megjithatë, numri i rasteve të reja pozitive vazhdon të rritet.

Sipas Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe të Shëndetësisë, gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 9.262 raste të reja. Rekordi paraprak ishte të shtunën, kur janë regjistruar 8.241 raste.

Në valën e parë të virusit, niveli maksimal ishte në mars, 1050 raste në një ditë.

Autoritetet njoftojnë se 6.000 raste të reja në ditë është niveli që në fund do t’i stërngarkonte spitalet mbi mundësitë e tyre.