Inspektorati i Tregut në çdo plan vjetor parasheh kontroll të punës së kabareve, klubeve të natës dhe diskotekave. Në planet e tyre qartë qëndron se nuk do të kontrollohet vetëm nëse objekti hotelierik ka dorëzuar fletëparaqitje por edhe kontroll i licencës dhe kushteve minimale teknike për kryerjen e veprimtarisë hotelierike. Kjo ishte e paraparë edhe sipas planit për punë dhe në vitin 2023 kur diskoteka “Puls” në Koçan kishte licencë.
PLANI VJETORË PËR PUNË I INSPEKTORATIT SHTETËROR TË TREGUT

“Informacionet e fundit që i kemi, se pikërisht planet për punë janë pjesë e hetimit dhe nuk do të mundja këtu asgjë shtesë të them për shkak që të mos cenoj rrjedhën e hetimit”, u shpreh theksoi Marija Miteva – zëdhënëse e Qeverisë.
Por planet e shkruara në letër janë tjetër çështje ndërsa realiteti tjetër. Kontrolli i kushteve minimale teknike, që një objekt të punojë si kabare, kërkon qasje nga më shumë sektorë dhe profesionalizëm më të madh nga inspektorët e tregut. Në Ligjin për veprimtari hotelierike shkruan se objekti duhet të plotësojë edhe kushtet sanitare shëndetësore, kushtet për mbrojtje gjatë punës, mbrojtja dhe përparimi i mjedisit jetësor, mbrojtja kundër zjarrit dhe kushtet për mbrojtje nga zhurma të përcaktuara me ligj.
LIGJI PËR VEPRIMTARI HOTELIERIKE

Këtë kontroll duhet ta kryejnë shërbime të tjera inspektuese dhe ministri, ndërsa inspektorët e tregut mes tjerash duhet të kontrollojnë sa është madhësia dhe lartësia e objektit, sa dalje ndihmëse ka dhe sa shpesh ajroset hapësira.

Por mbrëmë është kryer një kontroll i tillë multisektorial në diskotekat legale, klubet e natës dhe kabaretë.
“Edhe gjatë ditës së djeshme paralajmërove se këto ekipe nuk janë të përbërë vetëm nga Inspektorati shtetëror i tregut, por janë të përfshirë më shumë institucione kompetente të cilat janë në terren së bashku, duke përfshirë MPB dhe punëtorët ndërtimorë me përvojë në këtë punë, inspektorët e punës, inspektorët e DAP, Policia Financiare është pjesë e ekipit, d.m.th. të gjithë institucionet që mund të japin çfarëdo kontributi që të jemi të sigurt se duhet të plotësohen kushte minimale teknike, janë në terren”, tha Marija Miteva – zëdhënëse e Qeverisë.
Sipas informacioneve, një inspektim i tillë kompleks askund nuk është i përcaktuar qartë me ligj dhe gjithashtu nuk ka afate se kur duhet ta zbatojë Inspektorati i tregut planin vjetor për kontrollin e kabareve. Kjo mund të jetë pikërisht në fillim kur merret licenca, por mund të jetë edhe vetëm një ditë para skadimit të saj.
Për shkak të paqartësive të tilla ligjore, Ministria e Ekonomisë ka një grup punues që duhet të ndryshojë Ligjin si në aspektin e kontrollit ashtu edhe në masën e gjobave.
Përndryshe, nga dita e djeshme është kryer inspektim në 12 objekte me licencë aktive dhe të vlefshme, tre prej të cilave nuk i plotësojnë kushtet minimale teknike. Dokumentacioni për nëntë të tjerat është ende në kontroll. Qeveria paralajmëroi se do të kontrollohen edhe objektet që punojnë në mënyrë joligjore.
