Vendimi për hapjen e kufijve do të merret javën e ardhshme

TË FUNDIT

Vendet e rajonit javën e ardhshme pritet përfundimisht të marrin vendim për kalimin e lirë dhe hapjen e kufijve, paralajmëroi ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Edhe pse qëndrimi i autoriteteve shëndetësore ishte i njëjtë edhe javën e kaluar, ndryshimi i regjimit të lëvizjes së lirë të qytetarëve të rajonit do të ketë epilog në takimin e ardhshëm onlajn midis vendeve të Ballkanit Perëndimor, Bullgarisë dhe Greqisë.

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe në emisionin “Rruga drejt” në TV Alsat-M, tha se meqë gjendja epidemiologjike është e ngjashme në të gjithë rajonin, autoritetet e vendeve të rajonit paralajmëruan këshill koordinues për veprim të përbashkët në sjelljen e vendimeve për luftë kundër pandemisë. Por, paraprakisht duhet të hiqet kushti për test PCR që të kalohet kufiri.

Pritet javën e ardhshme një koordinator i Ministrisë së Shëndetësisë para përfaqësuesve të vendeve të tjera ta prezantojë gjendjen në vend me Covid-19, pas së cilit në takim të ri duhet të dakordohet politikë e përbashkët për kufijtë./MIA