Array

Për dy kombëtare në futboll

Must Read

Grubi – Bregu: Bashkëpunimi rajonal është mundësi për integrim më të shpejtë në BE

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem Politik dhe marrëdhënie mes bashkësive, Artan Grubi sot realizoi takim...

​Grenell: Zhvillimi ekonomik do të ndryshojë peizazhin politik të rajonit

Ka përfunduar takimi i kryeministrit të Kosovës me delegacionin amerikan dhe emisarin Richard Grenell.

Protesta e dytë e nënave në pushim të lindjes dhe e prindërve të fëmijëve deri gjashtë vjeç

Nënat e fëmijëve deri në moshën gjashtëvjeçare dhe ato të cilat janë në pushim të lindjes, sot...
- Advertisement -

Agim Binaku

Pse sot është hapur debati për “Një kombëtare futbolli”. Pse pikërisht në kohën kur Kosova po e krijon identitetin e vet shtetëror edhe në sport!

- Advertisement -

Pra, një temë për të cilën zëshëm flitet, sidomos këto ditë, kur Kosova po i bënë përpjekjet e fundit për tu anëtarësuar në UEFA dhe në FIFA, në dy asociacionet kryesore të futbollit evriopian dhe botëror. Rrjedhimisht, kujtoj se një pjesë e madhe e shkrimeve, deklarimeve apo edhe analizave nuk janë të qëndrueshme dhe se ato nuk e zbërthejnë materjen në esencë, por në emër të një far patriotizmi, i cili nuk është i përputhshëm me relitetin, pështjellohet dhe ngatërrohet ky proces, i cili nuk është gjithaq i thjeshtë!?

Të rrallë janë ata, që nuk mendojnë se ndonjëherë, nepërmjet BE-së, apo formave të tjera do të ketë bashkim kombëtar. Të rrallë janë ata të cilët nuk mendojnë se një ditë do të jetë VETËM një kombëtare, e cila do të mund të burojë nga talentët e shqiptarëve kudo që jetojnë e veprojnë në botën e sotme globale.

- Advertisement -

Por, të pakta apo kurrfare janë mundësitë që sot ta kemi një kombëtare të futbollit që do t’i prezentonte talentët dhe gjithë vlerat e futbollit të kombit në një skuadër të vetme përfaqësuese të botës sonë, sepse tani jemi dy shtete, dy mundësi, dy zhvillime, dy strategji, dy zëra, dy vota etj, etj, me të vetmin interes – të futbollit shqiptar! Me këtë dua të them se, hë për hë, “de jure e de fakcto” jemi të përfaqësuar në bashkësi ndërkombëtare dhe që na njohin insitucione të ndryshme poltike, shoqërore, ekonomike, sociale, monetare etj. dhe si të tilla ato funksionojnë dhe bashkëpunojnë me botën, që do të thotë se janë pjesë e saj, e dikund dikund e fortë, pjesë vitale ose strategjike e aleatëve më të mëdhenj, jo vetëm rajonal!

Dhe, duke i marr parasysh këto dhe gjërat e tjera kapitale me të cilat disponon Kosova dhe Shqipëria, atëherë pashmangshëm rezulton se të dy këto vende duhet t’i kenë dy kombëtare. Dikur, por edhe sot aty këtu ka raste të ngjashme, kur dy kombe i kanë dy kombëtare, o për shkak të ndarjes politike, o për shkak të pamundësisë që ta kenë një mundësi – dëshirë që është e drejtë dhe fundja privilegj i çdo kombi! Fjala vjen dy Koretë, Kina me Tibetin, Austria me Tirolin, Spanja me Gjibraltarin janë vetëm disa shëmbuj që nuk kanë arritur ta kenë një kombëtare dhe i kanë dy apo asnjë! Por, në rastin tonë, duhen kujtuar Gjremaninë, e cila për gjysmë shekulli ishte e ndarë dhe i kishte dy kombëtare, madje edhe duke pasur takime të ndërsjella nepër ngjarje shumë të rendësishme me karakter evropian dhe botëror dhe jo vetëm në futboll!

- Advertisement -

Dhe, populli gjermanë asnjëherë nuk e tregoi frustimin, përkundrazi i përkrahu dhe i deshi si një trup të vetin, pa marr parasysh ndarjen fizike dhe ndalesat e tjera të egra që i perjetoi populli gjerman!

Kosova ka mundësi, potencial, vullnet dhe që të gjithat alternativat që në këtë rast të mos e dëmtoi “kuq e zinë”, por që vet të ndërtojë një kombëtare solide – korrekte nga talentët e shumtë që lindin cepeve të ndryshme evropiane e botërore dhe të cilët shfaqin gatishmerinë, por edhe ndjenjat patriotike që të luajnë për shtetin e tyre, për të cilin u derdh gjaku! Ata nuk duhet të privohen nga kjo e drejtë, atyre duhet gjetur vendi e mundësia, sepse nuk mund të luajnë të gjithë për një kombëtare, nuk ka vend, nuk ka mundësi!

Prandaj, në këtë sens duhet thurur strategjia e të dy palëve dhe të krijohet mundësia, që është reale, që të jenë dy kombëtare dhe të realizohen aspiratat andej e këndej “kufinjëve”, që prej ditës në ditë po zveniten dhe natyrshëm po na ofrojnë njëri me tjetrin.

Ndaj, dy kombëtare do të ishin vetëm pasuri, por edhe ndikim në futbollin rajonal e më gjërë dhe që duhet të kuptohet vetëm si një thesar, në këtë rast i talentëve të shumtë që i ka bota shqiptare, e të cilët mund të grumbullohen në dy kombëtare! Fundja, bindjen e ekzistimit të dy kombëtareve të futbollit e fuqizon edhe mesazhi i fundit që vjen nga dy Akademitë e Shkencave: Kosovë – Shqipëri e që u tha, se nuk duhet dhe nuk mund të shkrihen në një! Mendoj se ky shmebull mund ta vetdijësojë edhe opinionin sportiv, me këtë rast atë futbollistik…

- Advertisement -

Grubi – Bregu: Bashkëpunimi rajonal është mundësi për integrim më të shpejtë në BE

Zëvendëskryeministri i parë dhe ministër për Sistem Politik dhe marrëdhënie mes bashkësive, Artan Grubi sot realizoi takim me sekretaren e përgjithshme të...

​Grenell: Zhvillimi ekonomik do të ndryshojë peizazhin politik të rajonit

Ka përfunduar takimi i kryeministrit të Kosovës me delegacionin amerikan dhe emisarin Richard Grenell. Emisari i presidentit Donald...

Protesta e dytë e nënave në pushim të lindjes dhe e prindërve të fëmijëve deri gjashtë vjeç

Nënat e fëmijëve deri në moshën gjashtëvjeçare dhe ato të cilat janë në pushim të lindjes, sot pasdite sërish dolën në protestë...

Pasqyrë ditore të gjendjes me Covid-19 në botë

Sipas të dhënave të reja, në botë me koronavirusin e ri deri më tani janë infektuar  31.345,441 persona. Prej tyre kanë vdekur...

Gjukanoviq: Pas zgjedhjeve, të gjithë kanë arsye të jenë të kënaqur

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq deklaroi sot se prania e misionit vëzhgues të Rrjetit evropian të organizatave për monitorimin e...
- Advertisement -

More Articles Like This

- Advertisement -