Për dy ditë ujërat e zeza rrjedhin nëpër rrugët e Crniçes, banorët kanë frikë për shëndetin e tyre

TË FUNDIT

Për dy ditë me radhë në vendbanimin Crniçe në Shkup, ujërat e zeza po rrjedhin nëpër rrugë. Banorët thonë se këtë problem e kanë raportuar tek autoritetet, por deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim. Ata thonë se kanë frikë për shëndetin e tyre, raporton TV21.

“Ky problem shpesh ndodh. Pas instalimit të një kanalizimi të ri, ajo bllokohet. Ne raportojmë pa ndërprerje. Unë jam i shqetësuar për shëndetin tim,” tha Dragi, banor i rrugës Boro Kamçevski ku është problemi.

https://www.facebook.com/watch/?v=2467127190251437&extid=oaMdlZYIeeB0phSI