Ky është Vasko Joleski, person me zemër mekanike.
Për njerëz si Vasko, bateritë dhe energjia elektrike do të thotë jetë.
Në shtëpi mund të qëndrojnë me kabllo të kyçur në prizë, por për të dal jashtë, u duhen bateri.
Pas shumë insistimesh e kërkesash, më në fund këta persona po pajisen me bateri rezervë, të lidhur me pompën mekanike 24 orë.
Thonë se tanimë mund të flenë të qetë e pa frikën se mund të ik rryma dhe zemra e tyre të ndalet së rrahuri.
Vasko shprehet se shteti ka kapacitet dhe duhet që t’u mundësoj kushte personave si ai.
“Besojmë se shteti ka kapacitet t’i rregulloj gjërat”- thotë Vasko Joleski, pacient me zemër mekanike.
Tanimë janë liruar edhe nga participimi dhe do të trajtohen falas.
Vasko mendon se në Maqedoni ka mjekë të mirë, por që shteti duhet t’u krijojë kushte pune.
“Vetëm duhet pak shteti t’ju ndihmoj atyre te kenë kushte më të mira për punë”- apelon thotë Vasko Joleski, pacient me zemër mekanike.
Këta persona për një kontroll një herë në muaj dhe analiza kanë harxhuar 12 mijë denarë, ndërsa për terapi rreth 9 mijë denarë.
