Për çka kanë folur Ahmeti dhe Mickoski? As VMRO-DPMNE-ja, as BDI-ja nuk zbulojnë nëse janë afër një marrëveshjeje

TË FUNDIT

Takimi Mickoski-Ahmeti mbetet në fshehtësi. Nga VMRO-DPMNE-ja nuk zbulojnë hollësira rreth takimit njëorësh mes liderëve të VMRO-DPMNE-së dhe BDI-së i cili u mbajt dje në Kuvend. Në takim, liderët kanë biseduar për mundësinë për bashkëpunim dhe formim të shumicës së re parlamentare. Vetëm paralajmëruan se mund të ketë bisedime dhe takime shtesë.

“Bëjmë përpjekje që ta formojnë shumicën parlamentare. Sa u takon takimeve, dje doli informatë se është realizuar takim mes kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski dhe kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti në Kuvendin e Maqedonisë, por nuk do të kisha dashur të hyj në detaje, sepse proceset negociuese ende po zhvillohet dhe t’i mos dëmtojmë proceset në fjalë” deklaroi zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së Dimçe Arsovski.

Asgjë më konkrete s’ka as nga BDI-ja. Bujar Osmani në një deklaratë për TV21, tha se po tentojnë të arrijnë një marrëveshje sa më shpejt që është e mundur dhe ta formojnë Qeverinë.

As nga “E Majta” nuk zbulojnë nëse kanë arritur një marrëveshje me VMRO-DPMNE-në për ta formuar shumicën parlamentare bashkë me BDI-në, edhe pse para disa ditësh, Apasiev në një intervistë televizive paralajmëroi se do ta mbështesë VMRO-DPMNE-në. Paraprakisht, në opinion publik qarkullonin spekulime se VMRO-DPMNE-ja dhe BDI-ja tashmë kanë arritur marrëveshje, por më vonë, BDI-ja e hodhi poshtë këtë pretendim.