“Për car Samoilin, puna është kryer”/Dita e dytë nga takimi i Komisionit Historik

TË FUNDIT

Kremtim të përbashkët për car Samoilin kanë dakorduar anëtarët e komisionit bullgaro-maqedonas. Sot në mëngjes për TV21 këtë e konfirmuan anëtarët nga pala bullgare.

“Puna ende nuk është gati, megjithatë po zhvillohet mirë”

“Kur të arrijmë deri në fund, do t’ju tregojmë”

TV21: Car Samoili?

Kjo punë është e kryer.

TV21: Çfarë do të thotë punë e kryer?

“Bëmë….të përbashkët”

TV21:Kremtim të përbashkët?

“Po, po“

Anëtarët e palës maqedonase i shmangën mediat dhe në MPJ-në hynë nga hyrja prapa.

“Nga 2011 në sheshin Maqedonia në Shkup, car Samuili është një nga përmendoret e shumta që janë vendosur sipas projektit “Shkup 2014” vlera e të cilit arriti 1,5 milionë euro”, raporton Jovica Paunoski, gazetar gazetar TV21.

Nëse ka kohë të mjaftueshme, në takimin e sotëm do të diskutohet edhe për Goce Dellçevin dhe kremtimin e tij të përbashkët.

“Nëse ka kohë.”

Politikanët në Shkup dhe Sofje distancohen nga komentet dhe siç thanë, do të presin që historianët të arrijnë marrëveshje.