Ku është realizuesi?
Këtu është.
Eja thuaj diçka Fadil?
Nuk kam çfarë të tregoj më.
Qofshim shëndosh e mirë do ta kryejmë.
Për sa do të bëhet?
Për tre muaj.
Është në tre faza kjo.
Unë po flas për komplet procedurën.
Do me thënë për tre muaj?
Le të dëgjojnë të gjithë deri në Bajram do të kryhet.
Sektori privat po premton ta dini, nuk premtojnë politikanët. Ne mendojmë të bëhet në afat dhe si duhet, jo për tre muaj.
Afati është për gjashtë muaj, por ne do ta përfundojmë për tre muaj.
Skeptik z. Nuredini?
Jo, nuk jam skeptik, jam realist gjithmonë, nuk kemi nevojë të shpejtojmë, duhet të rregullohet si duhet.
Ndodhemi në fshatin Straçincë ku para katër muajve ishin për vizitë ish-ministri i Mjedisit jetësor dhe planifikimit hapësinor dhe kryetari i komunës së Gazi Babës, për të shikuar se si po vijojnë punët për kanalizimin fekal. U premtua nga realizuesi i projekti se deri për Bajram banorët e këtij fshati do të bëhen me kanalizim dhe projekti do të përfundojë, mirëpo siç po e shihni punimet ende nuk janë kryer dhe ende po punohet në terren.
https://www.youtube.com/watch?v=Vqt6omUfmUE
Ndonëse ish-ministri Naser Nuredini, siç është shprehur, si realist nuk besonte se punët do të përfundonin në datën e paracaktuar nga realizuesi, ata që besuan shumë se do të mbahet premtimi për Bajram ishin banorët.
Thanë se në ditën e dytë të Bajramit do ta lëshojnë mirëpo nuk u bë ajo. I pyetëm ata që e udhëheqin këtë punë por nuk u bë ajo punë. A i besuat ju premtimit se do ta bëjnë për Bajram? Unë goxha i besova por nuk u bë, jo.
I kam besuar se kemi dy Bajrama, mos u bëftë në këtë Bajram Ramazan-Bajramin bëhet në tjetrin. E kur tha për Bajram unë besova. Për ndonjë Bajram do të kryhet. Mirë kanë punuar, me rregull, fshatarët janë të kënaqur. Kemi pasur problem të madh, ujërat na dilshin përmbi tokë, fëlliqësirat dilnin mbi tokë.
Kryetari i fshatit Straçincë Rami Xhemaili prolongimin e datës e arsyeton me kushtet jo te volitshme klimatike.
“Nuk ka premtuar moti, ishte Ramazan edhe shi, të gjitha gjanat dhe kryesorja mu bo. Unë mendoj se këtu do të bëhet shumë mirë dhe nuk do të ketë më as mickonja, as miza e as sëmundje dhe fëmijët do të luajnë lirshëm.”- deklaroi Rami Xhemaili , kryetar i fshatit.
E si përfundim morëm edhe një tjetër premtim nga shefi i kompanisë KOP inxhiniering, Fadil Bislimovski, kësaj radhe tha se projekti do të përfundojë për 4-5 ditë. a
