Për 24 orë 357 shkelje për mos mbajtjen e maskës!

TË FUNDIT

Gjatë 24 orëve të fundit në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut janë regjistruar 357 shkelje për mos mbajtjen e maskës mbrojtëse nga Covid-19.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme u bëjnë apel të gjithë qytetarëve që t’i respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria për mbrojtje nga koronavirusi.