Pentagoni: SHBA-ja nga 14 gushti nga Afganistani ka evakuuar 7.000 persona

TË FUNDIT

Ushtria amerikane nga 14 gushti, për pesë ditë të plota, nga Afganistani ka evakuuar rreth 7.000 persona, deklaroi sot një përfaqësues i Ministrisë amerikane të Mbrojtjes, duke shtuar se ushtria është e gatshme ta rrisë evakuimin, pasi gjithnjë e më tepër afganë po tentojnë ta braktisin vendin.

“Nga fillimi i evakuimit, më 14 gusht, kemi transportuar rreth 7.000 persona”, deklaroi gjenerali Henk Tejlor. Sipas tij, pothuaj 12.000 persona janë evakuuar nga fundi i korrikut.

Mes personave të evakuuar janë anëtarët e Ambasadës amerikane dhe afganët që kanë punuar për SHBA-në, e pikërisht ata kanë kërkuar viza speciale migruese nga druarja për hakmarrje të talebanëve.

Tejlor shtoi se ushtria amerikane është e gatshme të evakuojë edhe më shumë njerëz nga aeroporti në Kabul.

Ai sqaroi se në këtë moment 5.200 ushtarë amerikanë e sigurojnë transportin nga aeroporti në Kabul, dhe atë në numër sa më të madh të daljeve, që ndihmon të përmirësohet qasja deri te aeroplanët, pasi numër i madh i njerëzve dëshirojnë të ikin nga talebanët.

Gjatë 24 orëve të fundit, SHBA-ja në Kabul ka dërguar 13 aeroplanë transportues ‘C-17’, prej të cilëve 12 kanë fluturuar, duke transportuar më shumë se 2.000 njerëz”, tha gjenerali.

Adminstrata e presidentit Xho Bajden premtoi se nga Afganistani do t’i nxjerr të gjithë shtetasit amerikanë dhe sa më shumë afganë.