Pentagoni: Forcat e armatosura amerikane vitin e kaluar kanë vrarë 132 civilë

TË FUNDIT

Trupat amerikanë vitin e kaluar kanë vrarë 132 civilë në operacione në Irak, Siri, Afganistan dhe Somali, thuhet në raportin e Pentagonit.

Sipas raportit vjetor, 108 prej të vrarëve ishin në Afganistan, ku SHBA-ja zhvillon luftën më të gjatë në historinë e saj kundër talebanëve.

Organizatat joqeveritare të të drejtave të njeriut raportojnë rregullisht dukshëm numër më të madh të vdekjeve dhe lëndimeve si rezultat i sulmeve amerikane./MIA