Pensionistët po diskutojnë në mes vete për rritjen lineare të pensioneve për 2.500 që e marrin në fillim të këtij muaji me pensionin e shtatorit. Shumica që i takuam shprehën zhgënjim, duke thënë se këto mjete nuk mjaftojnë as për të kaluar dy ditë ose mjaftojnë për një drekë.
Përndryshe pensioni mesatar, sipas statistikave të Fondit Pensional, në qershor ishte 21.241 denarë, që është 51,5 për qind nga paga mesatare neto, që është 41.252 denarë. Nga numri i përgjithshëm i pensionistëve, shumica prej tyre e kalojnë muajin me të hyra nga 13.192 deri në 22.500 denarë.