“Pensionet do të rriten për 7%”, paralajmëron zv/ministri i Financave

TË FUNDIT

Zëvendësministri i Financave, Filip Nikolovski tha se kjo qeveri kujdeset për pensionistët dhe se nga marsi pensionet do të rriten për 7%.

“Vitin e kaluar gjithashtu bëmë model për rritjen e pensioneve, dhe kjo u dëshmua edhe në të kaluarën. Në kohë krizë u rritën pensionet, dhe tani në mars rriten pensionet, në bazë të asaj metodologjie. Pensionistët do të kenë rritje prej 7%”, tha Nikollovski në “10 Minuta” në TV21.