Pensilvania zyrtarisht e konfirmoi fitoren zgjedhore të demokratit Xho Bajden në shtet mbi Donald Trampin, një ditë pasi presidenti u pajtua për tranzicion, por ndaloi ta njohë fitoren.
Guvernatori Tom Uolf në Tuiter njoftoi se autoritetet në Pensilvania i “verifikuan” rezultatet nga votimi më 3 nëntor, pasi Miçigeni e bëri të njëjtën dje.
“Siç përpiqet ligji federal, e nënshkrova certifikatën për konfirmim… për Xho Bajdenin dhe Kamala Harisin”, ka shënuar Uolf.