“Gjithçka është në rregull, edhe Risto Penov na mungoi që të gjitha problemet të zgjidhen. Ose siç do të thoshte kryeministri, tani do të fillojmë të punojmë me zell, ai do të na japë energji dhe frymëzim, por e dimë se nuk është kështu”, tha Toni Jarevski nga VMRO-DPMNE.
Sipas kësaj deklarate, problemet tashmë janë në të kaluarën. Risto Penov në moshë 65 vjeçare u bë ministër për vetëqeverisje lokale.
“Kur gënjeni, gënjeni katërfish dhe siç i ngjan shërbimit tuaj PR, nga një gënjeshtër po hyjmë në një gënjeshtër edhe më të madhe”, tha Lupço Prenxhov nga VMRO-DPMNE.
“Risto Penov vepron në mënyrë të qetë, ai është një prej të rrallëve që kujdesen për fjalorin në hapësirën publike. Këtu edhe një herë do t’u drejtohem kolegëve të opozitës dhe do të përsëris, ai është një prej të rrallëve që kujdesen për vokabularin në hapësirën publike”, tha Sanella Shkrielj nga LSDM.
“E nderuar kolege, t’ju drejtohem në gjuhën maqedonase që të më kuptoni. Fjalimi juaj ka të bëjë me gjithçka përveç me kandidatin Risto Penov. Mos u mërzitni por më dëgjoni çfarë do t’ju them. Po flas për vokabularin, çfarë vokabular po prisni me veprimet e këtilla të mjerueshme që i bëni si shumicë parlamentare, a prisni që të bëjmë mjaullime?”, tha Beti Stamenkova –Trajkova nga VMRO-DPMNE.
U votuan edhe gjykatësit kushtetues.
“VMRO-DPMNE dhe koalicioni do ta lëshojnë sallën dhe nuk do të marrin pjesë në këtë akt të turpshëm për shtetin. Faleminderit”, tha Nikolla Micevski nga VMRO-DPMNE.
“T’ju presim? Po t’ ju vinte kaq keq edhe para një viti, do të votoheshin gjykatësit për të pasur Gjykatë kushtetuese siç duhet”, tha kryeparlamentari Talat Xhaferi.
Për Fatmir Skenderin dhe Tatjana Vasiq-Bozaxhievan si gjykatës kushtetues votuan 64 deputetë, vetëm një votoi kundër.
