Pengohet tentimi për atentat ndaj kryeministrit të Armenisë

TË FUNDIT

Autoritetet armene mbrëmë vonë kumtuan se kanë penguar një grup prej ish funksionarëve të atij shteti që ta vrasin kryeministrin, Nikol Pashinjan dhe të tentojnë ta marrin pushtetin me grusht shtet.

Shërbimi armenas për siguri kombëtare (NS) publikoi se ish shefi i saj Artur Vanecjan, ish lideri i klubit republikan parlamentar, Vahram Bagdasarjan dhe vullnetari ushtarak, Ashot Minasijan janë arrestuar për planifikimin e atentatit ndaj kryeministrit Pashinjan dhe grusht shtetit.

“Të dyshuarit kanë planifikuar të fitojnë fuqi me atentat ndaj kryeministrit dhe tanimë kanë pasur kandidatë potencialë që ta zëvendësojnë”, thuhet në kumtesën e NS-së.