Presidenti Stevo Pendarovski merr pjesë në takimin e dhjetë jubilar të Procesit Brdo-Brioni në Slloveni, në të cilin, siç shkroi ai në profilin e tij në Fesjbuk, me presidentët e Shqipërisë, Bosnjës e Hercegovinës, Kosovës, Sllovenisë , Serbisë, Kroacisë dhe Malit të Zi, diskutojnë për ballafaqimin me pasojat e pandemisë dhe rimëkëmbjen ekonomike në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
“Zgjerimi i BE-së duhet të vazhdojë në post-kovid Evropë. Çështjet historike nuk kanë asnjë lidhje me procesin e integrimit evropian. Bashkëpunimi rajonal është çelësi i përparimit më të shpejtë për vendet e Ballkanit Perëndimor,” shkroi presidenti Pendarovski në Fesjbuk.
