Pendarovski: Thoshin se me ndryshimet në Kodin Penal do të ktheheshe Gruevski, nuk po e shohim askund

TË FUNDIT

Presidenti i vendit, Stevo Pendarovski, sonte do të jetë i ftuar në emisionin “Click Plus” në TV21. Me Presidentin Pendarovski u bisedua për shumë tema, e njëra prej tyre është edhe Kodi Penal. Presidenti mohon se Kodi Penal është një lloj amnistie për Nikolla Gruevskin, ndërsa tha se opozita duhet të jetë e fundit që duhet të reagojë për këtë ligj.


“Opozita është e fundit që duhet të reagojë për ndryshimet në Kodin Penal. Ligji ka qenë me flamur evropian, mirë, ka tre ditë, por kanë ditur të përplasin tenxheret në Kuvend kur po silleshin disa ligje dhe nuk duhej të hynin brenda për të bërë kuorum. Cila është akuza ndaj meje, ku bazohen? Për të tërhequr LSDM-në dhe BDI-në për një mandat të ri presidencial? Këtu do të them disa gjëra absurde… A është e vërtetë që Milloshoski dhe babai i tij janë të përfshirë nga ndryshimet? Është i mbuluar. A është i përfshirë Janushevi? Është i mbuluar. A është e vërtetë se procesi “Qyteti i Diellit” dhe i akuzuari i parë Mile Janakieski janë të të përfshirë dhe Dimitar Dimovski ka qenë anëtar i VMRO-DPMNE-së? Pastaj dëgjova, dua të them, ishte një amnisti e fshehur që Gruevski të kthehej. “Këto ligje janë në fuqi një muaj, Nikolla Gruevskin nuk e shohim”, tha Pendarovski.

Intervistën e plotë të Pendarovskit mund ta ndiqni sonte në orën 21:30 në TV21 dhe në rrjetet sociale.