Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski në ClickPlus u pyet edhe për zhvillimet në BDI. Presidenti fillimisht tha që tërheqja e deputetit Izet Mexhiti nga pozita e koordinatorit të grupit parlamentar është legjitime sidomos kur Mexhiti publikisht flet se nuk është i kënaqur me një pjesë të ministrave.
Pendarovski gjithashtu foli edhe për Kryeparlamentarin Xhaferi, për të cilin tha se është kampion absolut për mënyrën se si po kryen detyrën e Kryetarit të Kuvendit në këtë kohë krizash politike.
“Talat Xhaferi shkëlqyeshëm po e kryen detyrën, është kampion absolut”, tha Pendarovski.
Kujtojmë që mbrëmë edhe ish-deputetja e LSDM-së, Sofija Kunovska e vlerësoi lartë kreun e Kuvendit, Talat Xhaferin si politikani më përgjegjës dhe më serioz në Maqedoninë e Veriut.
