Pendarovski takohet me ekipin mjekësor në misionin “Mbështetja vendimtare” në Afganistan

TË FUNDIT

Presidenti i shtetit, Stevo Pendarovski sot e priti ekipin mjekësor prej gjashtë anëtarësh nga shëndetësia publike dhe ushtarake që do të dërgohet në misionin paqeruajtës “Mbështetja vendimtare” në Afganistan nga marsi deri në shtator të këtij viti dhe do të punojë brenda Spitalit norvegjez në Kabul.

Ekipi nga tre mjekë specialistë dhe tre infermiere, kumtuan nga kabineti i Pendarovskit, nesër nisen në Mbretërinë e Norvegjisë, për trajnim tre-mujor së bashku me kolegët e tyre norvegjezë të cilët do të jenë pjesë e të njëjtit rotacion në Kabul. Nga atje, në mars do të nisen për në Afganistan, si pjesë e misionit. Pesë prej tyre janë nga shëndeti publik, ndërsa një infermiere është nga Batalioni për mbështetje mjekësore të Armatës.

Presidenti Pendarovski në takimin u uroi suksese në misionin dhe shprehu besimin se realizimi i tij është një hap i rëndësishëm drejt formimit të një ekipi kirurgjik që do të jetë në dispozicion të NATO-s, një detyrim që Republika e Maqedonisë e Veriut si anëtare e Aleancës duhet ta përmbushë deri në vitin 2028.

“Me realizimin e këtij misioni, Republika e Maqedonisë së Veriut edhe një herë e konfirmon angazhimin dhe gatishmërinë e saj për të kontribuar në forcimin e paqes dhe stabilitetit dhe për t’iu përgjigjur kërkesave dhe detyrave të përcaktuara, kësaj here si një anëtare e barabartë e NATO-s”, ka thënë presidenti Pendarovski, theksohet në kumtesë.

Kreu i shtetit shfaqi edhe shpresë se aftësitë dhe përvoja e fituar gjatë misionit do të kontribuojë edhe në zhvillimin e shëndetit në vendin tonë.