Pendarovski: Po bëhen përpjekjet e fundit për marrjen e datës!

TË FUNDIT

Presidenti i vendit, Stevo Pendarovski, deklaroi se po bëhen përpjekjet e fundit diplomatike për fillimin e negociatave. Shefi i shteti tha se kryeministri Zaev, zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane Bujar Osmani dhe ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov po lobojnë deri në momentin e fundit për të marrë datë për fillimin e negociatave, raporton TV21.

“Po bëhen përpjekjet e fundit diplomatike nga ana jonë sepse puna nuk ka përfunduar. Sot fillon takimi i liderëve të BE-së që do të zgjasë edhe nesër. Zgjerimi është në rend dite nesër rreth mesditës kur duhet të sillet vendimi formal. Po bëhen përpjekjet e fundit rreth formulimeve të cilat do të përdoren. Në këtë moment  unë nuk do të thoja me siguri se kërkesa jonë do të refuzohet në mënyrë rigide për fillim të negociatave inkuadruese sepse edhe kryeministri Zaev edhe ministrat Osmani dhe Dimitrov po lobojmë deri në moment të fundit të marrim formulim i cili me të vërtetë do t’i vlerësojë përpjekjet tona gjatë periudhës së kaluar”, deklaroi shefi i shtetit Stevo Pendarovski.