Pendarovski për Srebrenicën: “Kujtim i një virusi të rrezikshëm të intolerancës”

TË FUNDIT

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski dërgoi një video-mesazh me rastin e 25-vjetorit të gjenocidit të Srebrenicës, ku në mënyrë sistematike ishin vratë 8.000 njerëz, kryesisht burra dhe djem, vetëm sepse ishin boshnjakë. Siç thotë ai, kjo pa dilemë është një nga ngjarjet më të errëta në historinë moderne evropiane për të cilën nuk ka asnjë arsyetim racional.


“Historia, jo vetëm në Ballkan, na mëson se idetë rreth territoreve të pastra etnike gjithmonë çojnë në tragjedi dhe se luftërat e fundit ballkanike kanë treguar se gjenocidi mund të përsëritet edhe pas holokaustit. Nëse një gjeneratë nuk flet, gjenerata tjetër do të harrojë, gjë që krijon tokë pjellore për konflikte të reja”, deklaroi presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.