Pendarovski nënshkruajti dekret: Armata do të kyçet në luftën kundër Covid-19

TË FUNDIT

Presidenti dhe  komandant suprem i forcave të armatosura  Stevo Pendarovski, në bazë të nenit  18, paragrafi 1, pika 5 dhe neni 28, i Ligjit për mbrojtje, si dhe  urdhëri  i përgjithshëm  për angazhim  të një pjese të Armatës të Republikës së Maqedonisë së Veriut në kushte të paqes, gjegjësisht  në kushte kur nuk është shpallur  gjendje  krize, e jashtëzakonshme ose ushtarake, dhe urdhëroi armatën një pjesë të forcave dhe mjeteve t’i angazhojë  si forca të paarmatosura për kryerje të detyrave për mbështetje të institucioneve shtetërore gjatë ballafaqimit me pasojat e pandemisë së koronavirusit.

“Me këtë dekret i cili hyn në fuqi menjëherë,  një pjesë e resurseve dhe mjeteve të armatës do të angazhohen  si forca të paarmatosura  në kryerje të detyrave për mbështetje të institucineve shtetërore  gjatë ballafaqimit  me pasojat e pandemisë së Kovid-19”, kumtoi kabineti i Pendarovskit.

Sipas dekretit të presidentit Pendarovski, Shtatmadhoria  do të angazhojë forca dhe mjete për  mbështetje mjekësore të punës së institucioneve  shëndetësore dhe qendra  të Ministrisë së shëndetësisë, transportit të  pajisjeve dhe mjeteve mjekësore dhe mbrojtëse.

Armata do të ndihmojë edhe në sigurimin e hapësirës së depos për deponim të pajisjeve dhe mjeteve shëndetësore  dhe mbrojtëse, vendosje të tendave dhe lloj tjetër të kapaciteteve akomoduese të destinuara për shërim  të personave të sëmurë, si dhe për dezinfektim  të hapësirave dhe sipërfaqeve.

Për zbatimin e këtyre detyrave, Shtatmadhoria e Armatës obligohet  t’i përgatisë për angazhim   ekipet mjekësore, forcat për transport dhe forcat për ABHO të Armatës.

Armata e Republikës së Maqedonisë së Veriut, edhe në të kaluarën në bazë të të drejtave të njëjta  juridike ka qenë e angazhuar  në mënjanimin e pasojave  nga fatkeqësitë elementare dhe mbështetje të institucioneve shtetërore në kushte të përkohshme paqësore./MIA