Presidenti Stevo Pendarovski gjatë vizitës së sotme në selinë e BE-së, Bruksel, u takua me përfaqësuesin e lartë të BE-së për politikë të jashtme dhe të sigurisë, Zhozep Borel. Pendarovski është takuar edhe me Komisarin për politikë fqinjësore dhe negociata për zgjerim të Unionit, Oliver Varheji dhe me përfaqësuesin special të BE-së për dialog Beograd-Prishtinë dhe çështje të tjera rajonale në Ballkan Perëndimor, Mirosllav Llajçak.
“Së pari prisnim metodologjinë e re, ajo u miratua, më pas dolën disa probleme tjera, ndërsa dy shtete nga gjashtë nuk përmenden fare si shtete që kanë mundësi që së shpejti t’i fillojnë negociatat për arsye të njohura. BE dëshiron këtë ta ndryshoj dhe sipas mundësisë deri në fund të vitit, mundemi vetëm të përshëndesim përpjekjet e tyre për shkak se është e qartë se Ballkani Perëndimor një kohë të gjatë është në këtë tranzicion ndaj BE pa disa hapa të qarta në atë rrugë”, theksoi Stevo Pendarovski – president i Maqedonisë së Veriut.
