Kandidati për president i LSDM dhe koalicionit qeverisës Stevo Pendarovski, fushatën zgjedhore sonte e përfundon në qytetin e Ohrit. Para tubimit Pendarovski, tha se vota e qytetarëve për të është votë për ardhmërinë e të rinjve, jo izolim të vendit, por integrim në NATO dhe BE.
“Të dielën do të ballafaqoheni me zgjedhje të qartë. Nga njëra anë do të mund të votoni për Siljanovskën, dhe me këtë në fakt të votoni për Gruevskin dhe Mickoskin. Me atë votë, ju votoni që të kthehemi mbrapa, për përçaje të reja, bllokade dhe izolime. Ose, të votoni për mua dhe t’i përkrahni politikat e unitetit, paqes, stabilitetit, dhe zhvillimit të sigurt ekonomik. Kjo zgjedhje është shumë e rëndësishme. Unë jam i bindur se ju do të votoni në mënyrë të përgjegjshme. Kam besim të thellë tek ju dhe e di se do ta bëni zgjedhjen e duhur”, u shpreh Kandidati për President, Stevo Pendarovski.
Kryetari i LSDM-së Zoran Zaev tha se në zgjedhje ofron konceptin i cili qon drejt botës së zhvilluar.
“Unë dhe Stevo Pendarovski, kemi dëshirë të njejtë ta shohim atdheun me qytetarë të bashkuar, unik të gjithë së bashku t’i shohim një ditë të bukur se fëmijët tan nuk do t’ju interesoj politika siç iu intereson sot të gjithëve e madje edhe fëmijëve më të vegjël. Nuk do të din qytetarët tan cilët janë ministra cilët deputet kush është kryeministër apo funksionarë por do të fokusohen vetëm në gjërat më thelbësore dhe më të rëndësishme të cilët ua bëjnë jetën më të bukur. Ky është qëllimi ynë, ky është edhe qëllimi i të gjithëve”, deklaroi Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.
Kandidati i LSDM-së dhe koalicionit tha se që prej para një viti e gjysmë pushteti i ri të cilit i përkas edhe unë i hapi dyert e Evropës me atë që zgjodhi të pajtohet me fqinjët e tij dhe rezultatet i pamë kur vitin e kaluar pas pritjes së gjatë prej çerek shekulli përfundimisht morëm ftesën për anëtarësim në NATO.
Përgatiti: Zimer Jashari
