Pendarovski – Da Silva Pina: Marrëdhëniet e RMV-së dhe Portugalisë janë miqësore me mundësi për përparim të mëtejshëm

TË FUNDIT

Marrëdhëniet midis Portugalisë dhe Maqedonisë së Veriut janë miqësore me mundësi për përparim të mëtejshëm, pasurim të kornizës ligjore kontraktuale, si dhe për zhvillim të dialogut politik dypalësh në nivel të lartë, u konstatua në takimin e sotëm të presidentit Stevo Pendarovski me ambasadoren e Portugalisë në vend, Marija Virxhinija da Silva Pina.

Siç bëjnë të ditur nga Kabineti i shefit të shtetit, Stevo Pendarovski i përshëndeti përpjekjet e presidencës portugeze me BE-në për të mbajtur fokusin e debatit për zgjerim të Bashkimit Evropian dhe në këtë rast shprehu falënderim për qasje profesionale të Lisbonës në përgatitjen e propozimit për tejkalim të kontestit dypalësh midis Maqedonisë së veriut dhe Bullgarisë.

Në këtë kuptim, siç theksohet në kumtesë, bashkëbiseduesit kanë shkëmbyer mendime për gjendjen aktuale në prag të këshillave të ardhshëm të Bashkimit Evropian, me ç’rast është theksuar se Republika e Maqedonisë së Veriut i ka përmbushur kërkesat dhe meriton menjëherë t’i fillojë negociatat për anëtarësim në BE.