Administrata e re amerikane ndoshta do të jetë më e pranishme në Ballkanin Perëndimor. Ajo që është me rëndësi për ne është se ekipi të cilin e formon Xho Bajden është shumë më me përvojë sa i përket politikës ndërkombëtare dhe sa i përket rëndësisë së marrëdhënieve me partnerët evropianë, përfshirë edhe me shtetet e Ballkanit dhe me të vërtetë këtu presim angazhim shumë më të madh dhe interes drejtë Ballkanit Perëndimor, deklaroi në intervistën për MIA-n presidenti, Stevo Pendarovski.
“Xho Bajden ka edhe relacione personale me këtë rajon, ka edhe në kohën e luftërave të fundit ballkanike ka ardhur në rajon në disa konferenca ndërkombëtare, forume, shumë prej nesh janë takuar ose kanë qenë në ngjarje të përbashkëta, kështu që mendoj se Ballkani është rajon që është i njohur për presidentin”, tha Pendarovski.
Shton se është e qartë se punët në Ballkan nuk kanë përfunduar, gjegjësisht ekzistojnë disa çështje të hapura – statusi ndërkombëtar i Kosovës, mosfunskionaliteti i Bosnjës dhe Hercegovinës, gjegjësisht Marrëveshja e Dejtonit.
Në pyetjen e MIA-s se nëse shtohet tani në histori si kusht i relacionit Maqedoni e Veriut – Bullgari Pendarovski me qëndrim se nëse lejohet kjo çështje të mbetet status kuo dhe integrimi i vendit në BE mund të mbetet gjithashtu çështje e hapur.
“Këtë desha ta shtoj në fund. Domethënë, tani, për fat të keq, nëse e lejojmë këtë Sofja dhe Shkupi kjo të vazhdojë të jetë një situatë status quo, çështja e Maqedonisë së Veriut dhe integrimi i saj në BE mund të mbetet gjithashtu një çështje e hapur, e cila unë mendoj se hyn në kontekstin më të gjerë gjeopolitik të Ballkanit Perëndimor dhe nuk guxon të shënohet vetëm si çështje bilaterale e dy vendeve fqinje, të cilat nuk mund të gjejnë mirëkuptim për ndonjë çështje të shekullit 19”, tha Pendarovski, duke shtuar se kjo ka implikime më të gjera.
Shfaqi shpresë se administrata e re e Xho Bajdenit nga 20 janari do t’i njohë ato komponenta të kompleksitetit të çështjeve, sepse, siç tha, edhe në ekipin e tij për politikë të jashtme ka shumë njerëz që kanë përvojë nga vitet e nëntëdhjeta nga Ballkani dhe njerëz që janë ekspertë për rajonin, kështu që shumë mirë e dinë se Ballkani Perëndimor nuk është një periferi, e cila nuk ka kurrfarë implikimesh ndaj sigurisë më të gjerë kontinentale.
