Pellosi: Gjoba deri në 10.000 dollarë për kongresmenët të cilët do të shmangin të kontrollohen në hyrje të Kapitollit

TË FUNDIT

Kryetarja e Dhomës përfaqësuese të Kongresit amerikan, Nensi Pellosi, paralajmëroi se dëshiron t’u shqiptojë gjoja deri në 10.000 dollarë amerikanë deputetëve të cilët do të refuzojnë të kalojnë përmes skenerit për armë në hyrje të Dhomës, për shkak të trazirave që ndodhën më 6 janar kur ithtarët e Trampit e sulmuan Kongresin.

Detektorët e metaleve të martën u vendosën në hyrje të Dhomës përfaqësuese kur deputetët diskutuan për impiçmentin e Trampit për shkak të sulmit në Kapitol, pas çka pesë persona u vranë.

Disa kongresmenë republikanë janë parë duke anashkaluar detektorët për metale, ndërsa disa të tjerë janë ankuar për arsyen e instalimit, kumtuan mediumet britanike.

Pellosi paralajmëroi se kur Shumica demokrate do të kthehet në Dhomë pas 21 janarit, ata do të votojnë gjoja të obligueshme për kongresmenët të cilët nuk duan t’i ndjekin rregullat: 5.000 dollarë amerikanë për kundërvajtjen e parë dhe 10.000 dollarë për kundërvajtjen e dytë dhe ajo shumë do të merret nga paga.