Pelisteri triumfon ndaj Shkupit! Fitore bindëse 0-3, vendasit mbeten në fund të tabelës

TË FUNDIT

Me ndeshjen e zhvilluar pasditen e sotme në Strugë, ku Shkupi si vendas priti Pelisterin, u kompletua xhiroja e 14-të në Ligën e Parë. Manastirasit arritën të marrin 3 pikët me fitore 0-3.

Në minutën e 58-të manastirasit e hapën rezultatin me golin e Petkovskit. Në minutën e 73-të Aleksandar Ristevski e rriti epërsinë në 0–2, ndërsa Bulatoviq me një supergol në minutën e 80-të vendosi rezultatin final 0–3 për Pelisterin.

Me këto tre pikë të fituara, Pelisteri arrin kuotën e 14 pikëve dhe renditet i 10-ti, me të njëjtin numër pikësh si edhe Maqedonia GJP. Pas tyre janë Rabotniçki me 7 pikë dhe Shkupi me vetëm një pikë të fituar deri tani./TV21