Menaxheri i Chelseas, Jose Mourinho është në kërkim të një sulmuesi.
Sipas El Mundo Deportivo, sulmuesi i Barcelonës, Pedro është në listën e teknikut portugez.
Reprezentuesi spanjoll, në fund të këtij sezoni duket se do të largohet nga “Camp Nou” për shkak të hapësirës së vogël nga Luis Enrqiue, dhe raportohet se e ardhmja e lojtarit mund të jetë në Premier League.
Madje, thuhet se tashmë “blutë” e Londrës kanë nisur kontaktet me Pedron, të cilin londinezët synojnë ta sjellin në “Stamford Bridge”.
