Parlamenti Evropian nesër do të diskutojë dhe votojë për Raportin vjetor të Republikës së Maqedonisë së Veriut ku grupi i Të Gjelbërve dhe Socialistëve kanë dorëzuar propozime për ndryshime dhe plotësim që i referohen sjelljes së papërshtatshme dhe provokuese të autoriteteve bullgare, raporton TV21.
Në amendamentin, përfaqësues të qeverisë bullgare akuzohen për deklarata provokuese për çështje historike që e prekin Maqedoninë e Veriut dhe thirren që autoritet bullgare të përmbahen nga ato deklarata edhe krahas rrjedhës së fushatës zgjedhore në Bullgari. Njëherësh në amendamentin e dytë përshëndetet përgjigja e pjekur dhe e balancuar e përfaqësuesve qeveritar të Maqedonisë së Veriut ndaj këtyre provokimeve.
Euro-deputetët bullgar paralajmëruan se do të votojnë kundër këtyre amendamenteve të propozuara. Siç vlerësojnë, përmbajnë kualifikime të papranueshme për Bullgarinë.
