Parlamenti Evropian do të debatojë sot mbi marrëveshjen e arritur nga Këshilli Evropian për buxhetin e BE-së deri në vitin 2027, sipas agjendës së takimit të fundit të eurodeputetëve për këtë vit.
Buxheti dhe kushtet për shpërndarjen e saj pritet të votohen të mërkurën.
PE nesër do të votojë për sigurimin e 47.5 miliardë eurove për rajonet e BE për përballje me ndikimin e pandemisë.
Gjithashtu nesër, eurodeputetët do të diskutojnë mbi zhvillimet e fundit në vendet e Partneritetit lindor (Armeni, Azerbajxhan, Bjellorusi, Gjeorgji, Moldavi, Ukrainë).
Të mërkurën, PE do të diskutojë mbi raportet e BE-së me Turqinë në dritën e vendimit të Këshillit të Evropës për vazhdimin e sanksioneve kundër Ankarasë për aktivitetet e saja në Mesdheun Lindor.
Po të njëjtën ditë, përfaqësuesit e opozitës në Bjellorusi do ta marrin Çmimin e PE-së, Saharov për lirinë e të shprehurit.
Të premten, eurodeputetët do të informohen me informacionet më të reja rreth negociatave BE- Londër për marrëveshje tregtare.
