Kuvendi Qendror i Partisë Demokratike Shqiptare (PDSH), sot mbajti mbledhje ku në rend dite ka qenë miratimi i platformës për zgjedhjet e 17 tetorit dhe zgjedhja e kryesisë së re të PDSH-së.
Siç thuhet nga Shërbimi për informim i kësaj partie, kuvendi njëzëri ka miratuar platformën ku janë paraparë projektet dhe vizioni për zhvillim të komunave shqiptare ku garon PDSH-ja.
“Në kuvend unanimisht u zgjodh edhe kryesia e re e partisë e përbërë prej 21 anëtarëve, 5 nënkryetarëve dhe Sekretarit të përgjithshëm të partisë. Për nënkryetarë u zgjodhën Azem Sadiku, Valbona Toska, Renata Elezi, Fatmire Isaki dhe Ragmi Isufi, kurse për sekretar u zgjodh Sali Ajdini”, njoftojnë nga Shërbimi për informim i PDSH-së.
