Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Enver Hoxhaj ka bërë të ditur se kjo parti në mënyrë unanime nuk e mbështet kandidaturën e Vjosa Osmanit për presidente të Kosovës.
Ai këto komente i bëri pas takimit të Këshillit Drejtues të PDK-së që sapo ka përfunduar.
“Një prej vendimeve të rëndësishme është që Këshilli Drejtues në mënyrë unanime nuk e mbështet kandidaturën e zonjës Osmani për të qenë presidente”, tha Hoxhaj pas mbledhjes së Këshillit.
