Partia Demokratike e Kosovës ka dorëzuar ankesë në Gjykatën, duke kundërshtuar vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), i cili refuzoi kërkesën për përsëritjen e votimit në Mitrovicë.
Kjo është bërë e ditur përmes një njoftimi nga PDK.
Nga kjo parti kanë thënë se vendimi i PZAP-it është i gabuar dhe i njëjti sipas tyre nuk e pasqyron realitetin e parregullsive të evidentuara në qendrat e votimit në Mitrovicë.
Kurse me kërkesën drejtuar Gjykatës Supreme, PDK tha se kërkon shqyrtim të plotë të çështjes dhe marrjen e një vendimi që garanton integritetin e procesit zgjedhor dhe respektimin e votës së qytetarëve të Mitrovicës.
Postimi i plotë:
PDK dorëzon ankesë në Gjykatën Supreme ndaj vendimit të PZAP për mos-përsëritje të votimit në Mitrovicë
Sot, Partia Demokratike e Kosovës ka dorëzuar përmes postës zyrtare ankesën në Gjykatën Supreme të Republikës së Kosovës, duke kundërshtuar vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), i cili refuzoi kërkesën për përsëritjen e votimit në Mitrovicë.
PDK vlerëson se vendimi i PZAP është i gabuar dhe nuk pasqyron realitetin e parregullsive të evidentuara në qendrat e votimit në këtë komunë. Provat e paraqitura tregojnë qartë se procesi është cenuar dhe se vullneti i qytetarëve është ndryshuar.
Me kërkesën drejtuar Gjykatës Supreme, PDK kërkon shqyrtim të plotë të çështjes dhe marrjen e një vendimi që garanton integritetin e procesit zgjedhor dhe respektimin e votës së qytetarëve të Mitrovicës.
Partia Demokratike e Kosovës thekson se do të vazhdojë me vendosmëri rrugën ligjore deri në sqarimin dhe korrigjimin e çdo parregullsie, duke mbrojtur votën e lirë dhe proceset demokratike në vend
Në Mitrovicë, vetëm rivotimi u bën drejtësi qytetarëve.
Në këtë drejtim, PDK nuk do të ndalet! /21Media
