Shqipëri, PD shtyn protestën për Salianjin

TË FUNDIT

Çuarja pas hekurave të Ervin Salianjit përshpejtoi aksionin dhe ashpërsoi retorikën e demokratëve që vendosen të dalin në rrugë, në mosbindje civile.

“Burgosja e Salianjit ishte deklarata e fundit e luftës që Edi Rama shpalli ndaj nesh”, ka thënë Berisha.

Demokratët thirren të dalin në rrugë, të hënën, me 7 tetor, duke e ndryshuar datën, por dhe skenarin që do të ndjekin.

“Mblidhemi tek Kryeministria dhe shpërndahemi në rrugët e Tiranës”, shprehet Paloka.

Kryesia e PD fillimisht kishte vendosur datën 6 tetor për të nisur aksionin e mosbindjes civile, me planin e bllokimit të akseve rrugore.

Por orët ia ndryshuan planin dhe në Këshillin Kombëtar të PD, që u mblodh mbrëmjen e kësaj të diele, u vendos bllokimi i rrugëve të Tiranës, të hënën tjetër.

“Rama ka mekanizma për të na arrestuar, por ne kemi mekanizma të paralizojmë anekënd vendit. Këto instrumente nuk kanë 600 mijë që na votuan, por mjafton një pjesë e tyre që janë gati”, theksoi Berisha.

Thirrjet e Berishës tejkaluan dhe çështjet e tij të brendshme, duke bërë kërkesë jo të zakonshme.

“ Sonte unë ftoj besimtaret myslimanë, bektashinj,  katolike, ortodoks, sepse pasardhësi i diktaturës hoxhiste, po përpiqet sërish të keqpërdorë besimet e mëdha të këtij kombi për qëllime kriminale e antishqiptare.

Protesta e 7 tetorit nuk do të këtë fjalime, edhe pse nis para Kryeministrisë. Në vend të fjalës, demokratët do të flasin siç duket me akte, akte qe deri tani e dimë si kane përfunduar.