PBB-ja e Kinës rritet 5% në 6-mujorin e parë

TË FUNDIT

Prodhimi i brendshëm bruto (PBB) i Kinës në gjysmën e parë të vitit 2024 u rrit 5 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vjetshme, duke arritur në 61.68 trilionë juanë (rreth 8.65 trilionë dollarë), treguan të hënën të dhënat e Zyrës Kombëtare të Statistikave (NBS).

Po sipas vlerësimeve paraprake, në tremujorin e dytë, PBB-ja e Kinës u shtua 4.7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023.
Sipas industrive, vlera e shtuar e industrisë parësore ishte 3.07 trilionë juanë, e industrisë dytësore 23.65 trilionë juanë dhe e industrisë tretësore 34.96 trilionë juanë, përkatësisht me një rritje 3.5, 5.8 dhe 4.6 % në krahasim me gjashtëmujorin e parë të vitit të kaluar.


NBS-ja vuri në dukje se, përgjithësisht, në gjysmën e parë të këtij viti, ekonomia kombëtare ishte e qëndrueshme, duke bërë përparim në transformimin dhe përmirësimin e saj.


Prodhimi i përgjithshëm i drithërave verore ishte 149.78 milionë tonë, 3.63 milionë tonë më shumë se shifra e vitit të kaluar, me një rritje prej 2.5 për qind. Vlera e shtuar totale e ndërmarrjeve industriale mbi madhësinë e përcaktuar u rrit me 6 për qind.

Ndërkohë, vlera e shtuar e shërbimeve u shtua me 4.6 për qind, ndërsa shitja totale me pakicë e mallrave të konsumit arriti në 23.6 trilionë juanë, me një rritje prej 3.7 për qind.

Në gjysmën e parë të vitit 2024, vlera totale e importit dhe eksportit të mallrave ishte 21.17 trilionë juanë, me një rritje prej 6.1 për qind, tha NBS. Vlera totale e eksporteve arriti 12.13 trilionë juanë, ndërsa e importeve 9.04 trilionë juanë, me një rritje përkatësisht 6.9 dhe 5.2 %. Suficiti tregtar ishte 3.09 trilionë juanë

Treguesi i çmimeve të konsumit në gjysmëvitin e parë u rrit me 0.1 pikë përqindjeje, ndërsa në tremujorin e parë mbeti i pandryshuar në krahasim me të njëjtën periudhë të vjetshme.

Në gjysmën e parë të vitit, norma e papunësisë së anketuar urbane ishte mesatarisht 5.1 për qind, 0.1 pikë përqindjeje më pak se në tremujorin e parë dhe 0.2 pikë përqindjeje më shumë se gjatë së njëjtës periudhë vitin e kaluar. Ndërkohë, të ardhurat e disponueshme të familjeve në të gjithë vendin ishin mesatarisht 20 733 juanë, me një rritje nominale 5.4 për qind, ndërsa rritja reale ishte 5.3 për qind pas heqjes së faktorëve të çmimit.

Në lidhje me banimin e përhershëm, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, të ardhurat e disponueshme për frymë të familjeve urbane në gjashtëmujorin e parë të sivjetshëm ishin 27 561 juanë, me një rritje nominale prej 4.6 për qind dhe një rritje reale 4.5 për qind, ndërsa të ardhurat e disponueshme për frymë të familjeve rurale ishin 11 272 juanë, me një rritje nominale 6.8 për qind në vit dhe një rritje reale prej 6.6 për qind. Mesatarja e të ardhurave të disponueshme për frymë të familjeve në gjithë vendin ishte 17 358 juanë, me një rritje nominale prej 5.9 për qind në vit.