Prej nesër qytetarët nuk do të paguajnë për nxjerrjen e patentë shoferit dhe lejen e qarkullimit me emrin e ri kushtetues. E falas do të jenë edhe fletëudhëtimet e qytetarëve që janë jashtë shtetit e duhet të vijnë për nxjerrjen e dokumenteve personale. Ndërkaq në shtetet ku nuk ka përfaqësi diplomatike nxjerrja e flëtëudhëtimeve do të bëhet online dhe do të dorëzohen përmes postës. Këto janë tre vendime që ka miratuar qeveria në seancën e sotme, ndërsa u paralajmëruan edhe shpërblime për shërbimet që janë angazhuar në nxjerrjen e dokumenteve.
“U sjell vendim me të cilin MPB obligohet që prej nesër të jep patent shofera të cilat janë me emrin e vjetër, si dhe lejet e qarkullimit me emrin e vjetër në llogari të MPB-së. Vendimi u soll në qeveri sot dhe shërbimet po punojnë për të përgatitur aktet e brendshme dhe të njëjtat do të nënshkruhen edhe nga ana ime edhe nga ana e ministrit të Brendshëm”, njoftoi Mitko Bojmacaliev – zv/ministër shtesë i MPB-së.
Por çfarë ndodh me qytetarët që tashmë kanë nxjerr dokumentet e lartpërmendura dhe kanë paguar. Zv/kryeministri Fatmir Bytyqi e pranon se janë të diskriminuar dhe thotë se po kërkohet zgjidhje.
“Kjo çështje u diskutua në seancë të qeverisë dhe vlerësoj se periudhën e ardhshme do të gjehet zgjidhja e duhur. Nëse doni mendimin tim personal, mendoj si ju që është diskriminin per qytetarët që kanë qenë të vëmendshëm dhe kanë vepruar sipas ndryshimeve ligjore”, tha Bytyqi.
Përndryshe ngjitëset e tabelave të makinave është dashur të kushtojnë nga 30 deri në 50 denarë, por MPB-ja ka vendosur edhe ato t’i bëjë falas. Nderkohë ndërrimi i lejeve të qarkullimit është kosto shtesë për qytetarët, për të cilën duhet të ndahen 1200 denarë.
