Pasqyrë ditore për gjendjen me Covid-19 në botë

TË FUNDIT

Sipas të dhënave më të reja, në botë me koronavirusin e ri deri tani janë infektuar 33,683,835 persona. Nga pasojat nga Kovid-19 kanë vdekur 1,008,525 pacientë, ndërsa janë shëruar 24,982,499.

Në Shqipëri për 24 orë ka 127 raste të reja pozitive me Kovid-19, 103 janë shëruar, ndërsa katër kanë vdekur. Janë kryer 820 teste. Nga gjithsej 13.518 të infektuar, 7.732 janë shëruar, 384 kanë vdekur, ndërsa raste aktive janë 5.402, prej të cilëve 190 janë hospitalizuar në dy spitale.

Gjatë 24 orëve të fundit në Kroaci janë evidentuar 135 raste të reja të koronavirusit, ndërsa tre persona kanë vdekur. Prej 25 shkurtit të këtij viti, kur u regjistrua rasti i parë i infeksionit në Kroaci, gjithsej 16.380 persona janë infektuar me koronavirusin e ri, prej të cilëve 275 kanë vdekur.

Në Bullgari edhe 216 persona janë sëmurë nga koronavirusi, me ç’rast tani ka gjithsej 20.271 raste të Kovid-19 nga fillimi i pandemisë, kumtuan autoritetet shëndetësore në Sofie. Gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur edhe 11 persona, ndërsa numri i përgjithshëm i rasteve të vdekjes nga fillimi i epidemisë është 307, transmetoi BTA.

Gjatë 24 orëve të fundit në Serbi janë konfirmuar 65 raste të reja të koronavirusit, nga gjithsej 7.315 teste të bëra. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, një person ka vdekur gjatë ditës së kaluar. Nga fillimi i epidemisë në vend, janë konfirmuar gjithsej 33.479 raste të koronavirusit, ndërsa 749 pacientë kanë vdekur.

Gjatë 24 orëve të fundit në Mal të Zi janë regjistruar 134 infektime të reja dhe një rast i vdekjes nga koronavirusi, publikoi Instituti për shëndet publik.

Gjatë 24 orëve të fundit në Britaninë e Madhe janë konfirmuar 7.143 raste të reja të koronavirusit, që është bilansi më i lartë ditor deri tani. Sipas të dhënave qeveritare, 71 persona kanë vdekur, me çka numri i përgjithshëm i rasteve të vdekjes është rritur në 42.072, transmetori Gardian. Deri tani në vend janë regjistruar gjithsej 446.156 raste të koronavirusit.