Pasqyrë ditore e gjendjes me Covid-19 në botë

TË FUNDIT

Sipas të dhënave më të reja, në botë me koronavirusin e ri deri tani janë infektuar 22.710.725 persona. Prej tyre kanë vdekur 793.557, ndërsa janë shëruar 15.399.130 njerëz.

– Numri i viktimave nga epidemia Kovid-19 në Kosovë u rrit për 438, prejse në 24 orët e fundit  janë regjistruar 13 raste të reja të të vdekurve. Në laboratorinë për  mikrobiologji molekulare pranë Institutit për Shëndet Publik në Kosovë (ISHPK), dje janë testuar 470 persona,  me ç’rast te  158 prej tyre është zbuluar prania e koronavirusit. Gjithsej nga paraqitja e epidemisë  të sëmurë nga Kovid-19 kanë rezultuar  12.006 prej 45.868  personave  të cilët janë testuar  për shkak të dyshimit se janë infektuar me virusin e ri. Duke i përfshirë edhe 245 personat e saposhëruar të evidentuar,  shifra e personave të cilët e mposhtën sëmundjen  arriti deri në 7.929. Bartës aktiv të virusit, sipas të dhënave zyrtare të ISHPK-së janë 3.639 persona.

– Në 24 orët e fundit në Greqi sërish është regjistruar  numër i rritur i rasteve të reja me Kovid-19. Organizata kombëtare për shëndet publik kumtoi për  269 raste, prej të cilëve 11 janë nga testimet e kryera në pikat hyrëse në vend. Numri i të infektuarve nga fillimi i epidemisë u rrit në 7.934 persona.

– Ministira e Shëndetësisë në Qipro kumtoi  për 10 raste të reja  me Kovid-19, prej 3.202 testimeve të kryera,  me çka numri i tërësishëm  i rasteve të regjistruara u rrit  në 1.395 persona.

– Në 24 orët e fundit në Serbi  nga pasojat e Kovid-19 kanë vdekur  pesë persona,  me çka numri i tërësishëm  i rasteve të vdekjes u rrit në 689. Në Serbi deri tani me koronavirusin e ri janë infektuar 30.209 njerëz.

– Në Bosnja e Hercegovinë në 24 orët e fundit  janë regjistruar  katër raste të vdekjes nga pasojat e Kovid-19 me çka numri i tërësishëm arrin 512. Gjithashtu janë shënuar 338 persona të saposëmurë.

– Edhe sot SHBA-ja është në vendin e parë në botë  sipas numrit të njerëzve të infektuar dhe të vdekur nga pasojat e koronavirusit të ri. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 13. 878 raste, me të cilat numri i tërësishëm  i të infektuarve arrin 5.714,809, prej të cilëve  176.667 kanë vdekur, ndërsa janë shëruar 3.064.576 njerëz.

– Pas SHBA-së vijon Brazili, ku në 24 orët e fundit janë regjistruar 10.104 të saposëmurë, ku numri i të infektuarve u rrit në 3.470.517 persona. Në periudhën e njëjtë nga pasojat e Kovid-19 vdiqën 254 persona, ndërsa numri i tërësishëm i rasteve të vdekjes arrin 110.443.

– Në vendin e tretë është India, ku për një ditë janë regjistruar  65.145 të saposëmurë,  numri i tërësishëm i të infektuarve  u rrit në 2.900.967 njerëz. Ndërsa janë shënuar 954 raste të vdekjes me të cilën  numri i tërësishëm i të vdekurve nga pasojat e koronavirusit të ri arrin 54.948  të vdekur, ndërsa të shëruar 2.153.342 persona.