Sipas të dhënave më të reja, në botë me koronavirusin e ri janë infektuar 41.734.115 persona. Nga pasojat nga Kovid-19 vdiqën 1.139.638 pacientë, ndërsa u shëruan 31.059.565 njerëz.
-Ministria shqiptare e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informoi se vazhdon numri i lartë i rasteve të reja me Kovid-19, dukuri e pranishme nga fundi i muajit të kaluar dhe këtë muaj. Në 24 orët e fundit janë bërë 1.405 teste, rezultat pozitiv është diagnostikuar tek 302 persona dhe është numri më i lartë i rasteve të reja në 24 orë, me çka numri i përgjithshëm arriti në 18.250. Në të njejtën kohë janë shëruar 54 apo 10.395, ndërkaq vdiqën tre persona apo 465 deri më tani.
-Britania e Madhe regjistroi 189 raste të vdekjes, dy më pak se dje. Sipas të dhënave nga pjesa e fundit, u sëmurën edhe 21.242 persona. Kjo është më pak se dje kur u regjistrua numër rekord i personave të infektuar për një ditë – 26.688, prej fillimit të pandemisë. Kryeministri britanik, Boris Xhonson deklaroi se vendi nuk mund të mbështetet vetëm në vaksinën e ardhshme, por duhet të ndërmerren masa të tjera me qëllim që të ndalohet përhapja e epidemisë së virusit.
-Në 24 orët e fundit në Mal të Zi u regjistruan 190 raste të reja dhe tre raste të vdekjes, kumtoi Instituti për shëndet publik. Më së shumti të infektuar ka në Podgoricë – 121. Numri i përgjithshëm i rasteve të vdekjes lidhur me Kovid-19 prej fillimit të qershorit është 244, ndërsa prej fillimit të vitit 253.
-Në 24 orët e fundit në Bosnjë e Hercegovinë u regjistruan 999 raste të reja dhe 20 të vdekur, prej të cilëve 606 janë pozitivë, ndërsa 17 raste të vdekjes në Federatën e BeH-së. Numri i rasteve të reja është për 71 persona më i madh se dje. Në BeH për momentin ka 5.483 raste aktive. Përfundimisht me sot, numri i përgjithshëm i rasteve të vdekjes në BeH është 682 – 456 burra dhe 226 gra. Në Republikën Sërpska janë regjistruan 387 raste të reja dhe tre raste të vdekjes në 24 orët e fundit.
-Në Austri, numri i rasteve të reja me virus për herë të parë tejkaloi numrin 2.000. Në 24 orët e fundit u regjistruan 2.435 raste të reja, që është rekord i ri prej fillimit të epidemisë në Austri. Numër rekord i persona të infektuar është vërejtur edhe në Vjenë – 659 persona.
